Denoncimet e shqiptarëve për Policinë Rrugore janë të shumta dhe të vazhdueshme.
Një qytetar ka denoncuar një rast të padrejtë përsa i përket gjobave të vendosura nga Policia Rrugore. Ai ka treguar se ditën e sotme, teksa udhëtonte drejt Beratit me 2 makina për fejesën e tij, policia e ka gjobitur për targën prej letre me shkrimin "Urime çiftit" që kishte vendosur.
Në denoncimin e bërë, qytetari ka theksuar se policia e ka gjobitur me 50 mijë lekë për targën me urim dhe 20 mijë lekë të tjera për bllokimin e rrugës, pa hapur krahun në të djathtën e saj.
Qytetari thotë se këto gjoba janë të padrejta pasi nuk ka kryer asnjë shkelje të rregullave të trafikut. Ai kërkon sqarimin dhe shqyrtimin e kësaj situate, duke e cilësuar si një shkelje të të drejtave të qytetarëve nga ana e autoriteteve.
Vlen të thuhet se gjatë sezonit të dasmave, të gjithë shoferët vendosin targa letre me urime, por jo gjithmonë gjobiten dhe rasti i qytetarit në këtë periudhë të vitit ngre shumë pikëpyetje mbi motivet e vërteta të gjobave.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje, si jeni. Dua te bej nje denoncim se kam ardhur per fejese dhe ne dy makina kisha vendosur targa letre me shkrimin "Urime çifti" dhe policia na ka vendosur dy gjoba, njëra 50 mijë lekë dhe tjetra 20 mije leke. Si ka mundësi, kjo është e padrejtë!