Kaq vota arriti t’i marrë Ragip Xhaka, babai i Granit Xhakës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.02.2025, 14:11

Kandidati për deputet nga PDK’ja, Ragip Xhaka, i cili njëkohësisht edhe babai i futbollistit të kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, i ka marrë 13,221 vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, pas numërimit të 90% të votave.

Bazuar në këto rezultate Xhaka nuk pritet të sigurojë ulëse në kuvend.

Pavarësisht prej sigurimit të 13 mijë votave, ato nuk rezultojnë të mjaftueshme që ai të sigurojë një mandat prej deputeti.

Xhaka është kryetar i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Zvicër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit