Shkencëtarët tregojnë ‘provat’ për atë që ndodh në momentin e vdekjes

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 20.02.2025, 14:01

Anestetisti amerikan Dr Stuart Hameroff, sugjeron së fundmi se ‘një shkarkim misterioz energjie e aktiviteti’ në momentin e vdekjes, i njohur si “sinkronia gama”, është në fakt largimi shpirtit nga trupi i njeriut.

Studiuesit kanë tentuar vazhdimisht të kuptojnë ndërgjegjien e njeriut dhe atë që ndodh me vdekjen e tij, teksa tashmë po detyrohen të pranojnë qasjen shpirtrore të ekzistencës tonë.

Komentet e Dr Hameroff erdhën në një intervistë në rrjetin ‘Project Unity Podcast’, ku ai analizonte studimin që regjistroi aktivitetin madhor të trurit në pacientët e vdekur klinikisht.

Anestetisti shpjegon se mjekët vendosën sensorë në trurin e shtatë pacientëve me sëmundje të pashërueshme, disa minuta para se të shkëputeshin nga makineria që i mbante në jetë.

Kjo u lejonte atyre të monitoronin aktivitetin e trurit edhe kur presioni tyre i gjakut kishte rënë në zero.

Zbulimi i ‘sinkronisë gama’ që lidhet me mendimin e ndërgjegjshëm dhe perceptimin, zgjaste rreth një minutë para se të shuhej pas vdekjes.

Studiuesit thonë se kjo energji mund të vijë nga mungesa e oksigjenit në tru, por Dr Hameroff sugjeron se në fakt kjo është largimi nga trupi i njeriut i ndërgjegjies së tij, ose ndryshe i shpirtit apo frymës së shenjtë që e mbante gjallë.

Deri më sot shkencëtarët ende nuk kanë përcaktuar se nga buron ndërgjegjia e njeriut, e cila e mban atë zgjuar dhe në lëvizje, prandaj Hameroff thotë se kjo është në fakt një energji minimale që ekziston në “nivel më të thellë”, dhe është e fundit që largohet nga trupi i njeriut në momentin e vdekjes.

Dr Hameroff kreditonte për zbulimet Dr Lakhmir Chawla, mjeku në San Diego që kishte nisur më herët monitorimin e trurit pranë kohës së vdekjes.

Ai citonte gjithashtu punën e Dr Robin Carhart-Harris, i cili aplikonte substancën psilocibin ndaj pacientëve të tij që kishin halucinacione të forta, edhe kur skanimet nuk tregonin asnjë aktivitet në tru.

Studimi intrigues ngre pikëpyetje për misteret e trurit dhe ndëgjegjies në momentin e vdekjes, por mund të hedhë dritë mbi debatin e lashtë të asaj që ndodh me shpirtin e njeriut, shkruan rrjeti Legit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit