Dy të vdekur nga përplasja në ajër e avionëve pranë aeroportit në Arizona

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 20.02.2025, 13:54

Dy njerëz kanë humbur jetën kur dy avionë janë përplasur papritur në ajër pranë një aeroporti lokal mbrëmë në Arizona, SHBA.

Nuk dihen shkaqet e sakta të përplasjes së leht] avionëve të vegjël tip Lancair 360 MK II dhe Cessna 172S, por aeroporti nuk kishte në funksion një kullë kontrolli për trafikun ajror.

Secili avion kishte dy njerëz në bord dhe mjeti ajror tip Cessna arriti të ulej normalisht, ndërsa Lancair humbi balancën dhe u përplas fatalisht me tokën pranë pistës së avionit, njoftonin mediat lokale.

“Qyteti dhe aeroporti i Marana dërgon ngushëllime për familjet e individëve që humbën jetën në këtë incident”, thuhej në deklaratën e kreut të policisë së aeroportit për ngjarjen e pashpjeguar, duke shtuar se hetimet vazhdojnë.

Aeroporti rajonal i Marana është rreth 15 milje në veri të qytetit Tucson dhe nuk ka kontroll trafiku por pilotët njoftojnë me radio veprimet e tyre për pilotë të tjerë në afërsi të pistës.

Nuk dihen shkaqet e sakta të përplasjes së avionëve të vegjël tip Lancair 360 MK II dhe Cessna 172S

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit