U largua nga shtëpia për Shën Valentin, 20-vjeçarja: Ika me dëshirë!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.02.2025, 13:51

20-vjeçarja e cila u largua nga shtëpia ditën e Shën Valentinit është gjetur dhe bashkuar me familjen e saj.

Sipas njoftimit të policisë, Xh. R. ishte larguar nga banesa e saj në Librazhd më 14 shkurt dhe u gjet më 19 shkurt, në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo ka shpjeguar se largimi ishte bërë me dëshirën e saj dhe nuk ka asnjë pretendim ndaj asnjë shtetasi për marrje me forcë ose rrethana të tjera.

E reja me origjinë nga fshati Rrajcë i Prrenjasit, kishte alarmuar familjen dhe policinë pasi humbi kontaktet me të afërmit më 14 shkurt, Ditën e Shën Valentinit. Pas pesë ditëve kërkimesh intensive, vendndodhja e saj u lokalizua dhe vajza u kthye në familje. Ajo kishte ndërprerë çdo komunikim me të afërmit që prej largimit të saj nga shtëpia.

Denoncimi për zhdukjen e saj u bë nga nëna, e cila shprehu shqetësim për mungesën e informacionit mbi vendndodhjen e vajzës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit