Targat e patentat kthehen në makth për shoferët prej zvarritjeve absurde nga zyrat e transportit në Tiranë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 20.02.2025, 12:50

Qeveria shqiptare po bën gjithnjë e më të vështirë zotërimin e përdorimin e automjeteve nga qytetarët e saj teksa përveç trafikut të rënduar, ata duhet të përballen me një seri pengesash në lëshimin e dokumentacionit nga zyrat shtetërore.

Në imazhet e ardhura në redaksi të enjten nga drejtoria e transportit rrugor të Tiranës shihen dhjetra shoferë që nuk tërheqin dot targat apo dokumentet e automjeteve të tyre.

Qytetarët ankohen se 'prej një ore' nuk bëhen asnjë veprim nga “dështimi i sistemit kompjuterik”, një justifikim që haset tashmë në çdo zyrë administrate për të zvarritur procedurat dhe shpesh për t’i hapur rrugë abuzimeve.

Zvarritjet vijnë pas pengesave të tjera si rritja e vazhdueshme e çmimeve të shërbimeve dhe lejeve të automjeteve, me të cilat qytetarët sigurojnë të ardhurat e familjeve të tyre.

Denoncimi:

“Nuk ka sistem ka me shum se 1 ore qe presim kot. Jam ketu ku nxiren targat. Edhe cmimet i kan ndryshu i kan bere shum shtrenjte. Brenda eshte plot me njerez.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit