Me lot në sy, 13-vjeçarja: Më lironi burrin nga burgu

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.02.2025, 13:02

Komuniteti rom i qytetit të Korçës ka zhvilluar një protestë sot para Gjykatës, duke shprehur mbështetje për Dritson Kurtin, i cili është akuzuar për marrëdhënie me një të mitur, me të cilën kishte bashkëjetuar dhe kishte sjellë në jetë një fëmijë.

Kryetari i Shoqatës së Komunitetit Rom të Korçës, Avni Kallo, kërkoi nga gjykata lirimin e 21-vjeçarit, duke theksuar se martesa në moshë të re është një traditë në komunitetin rom.

“Po e mbajnë në burg të padrejtë. Por ne e kemi si kanun, si traditë që na e kanë lënë pleqtë. Ne e dimë ligjin, por avash avash do e rregullojmë. Ne e kemi që martohemi që në djep. Ça ke lindur ti, djal. Ça ke lindur ti, vajzë. Do ti fejojmë. Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë e Gjykatës që ky të shkojnë në shtëpi se ka një fëmijë për të rritur. E ëma i ka vdekur, i ati e ka braktisur”.

Po kështu, edhe gjyshja dhe bashkëjetuesja 13-vjeçare e Dritson Kurtit kërkuan që ai të lirohet nga burgu.

“Të lutem më lironi burrin. Ai nuk më ka marrë me dhunë mua, më ka marrë te familja. Ai nuk më ka nxjerrë në rrugë. Ai më ka marrë me krijuar familje. As atësinë e fëmijës nuk e kam vetë. Gjykatësja ka kërkuar 25 vite burg. Çfarë ka bërë ai që ta dënojnë 25 vite burg. Unë një krah pune e kisha, ai punonte dy punë dhe sillte për të ngrënë”.

Një e afërme e Dritson Kurtit gjithashtu shprehu mbështetje për të, duke treguar se ajo vetë ishte martuar në moshën 13 vjeçare dhe kishte krijuar një familje të shëndetshme, pa u dënuar për këtë.

Dritsoni, i cili ndodhet në burg prej disa muajsh rrezikon dënim për disa vite.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit