Avokati Altin Goxhaj ka protestuar ditën e djeshme para Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar shkarkimin e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.
Goxhaj, i cili është gjithashtu në proces të mbledhjes së firmave për Partinë Aleanca Konservatore për Shqipërinë është konfrontuar me Policinë Bashkiake pasi kjo e fundit ka tentuar ta largojë nga protesta.
Avokati dhe mbështetësit e tij e kanë kundërshtuar këtë urdhër dhe në një video të publikuar nga vetë avokati, shihet momenti kur ai i përzë punonjësit e policisë bashkiake, të cilët, sipas tij, po vepronin në kundërshtim me ligjin.
Reagimi i avokatit:
PËRSËRI INÇIDENT ELEKTORAL I SHTETIT ME ALTIN GOXHAJ: Avokati përzë Policinë Bashkiake të Veliajt e cila u përpoq pa sukses të pengojë mbledhjen e Firmave të Partisë Aleanca Konservatore Për Shqipërinë:
Veremlija sjell patronazhistët e Bashkisë për të penguar mbledhjen e firmave të Aleanca Konservatore Për Shqipërinë (çdo ditë në 13:00-19:00 para Hyrjes Kryesore të Bashkisë Tiranë) por ne siç ju kemi thënë jemi çdo ditë këtu përveç mbledhjes së firmave edhe për të protestuar dhe kërkuar shkarkimin e Veremlisë dhe ky fakt përjashton praninë e policisë bashkiake pasi është kompetencë ekskluzive i Policisë së Shtetit sipas ligjit të tubimeve Puna është se Policia e Shtetit nuk veproi ndaj policëve bashkiakë kur shkuan të protestojnë si civilë para SPAK ndaj dhe është e kompleksuar për të vepruar ndaj nesh
KUJTESË: Nëse doni të na jepni firmën tuaj (po kërkojmë firmën jo votën dhe ju firmën mund t'ja jepni edhe 10 partive për tu regjistruar në KQZ për Zgjedhjet e 11 Majit) dhe nuk mund të vini dot na shkruani në whatsapp në nr 0672004545 dhe ne ju dërgojmë formularin ose mund ta plotësoni direkt https://aleanca.konservatore.al dhe ne ju dërgojmë online dhe ju e firmosni dhe na e dërgoni me postë (në adresën "Altin Goxhaj, Rr. Bardhok Biba, P.75, Sh.2, Ap. 5 (Kati i Parë), Tiranë, Shqipëri).