Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe qëndrimeve të forta të kryeministrit Edi Rama ndaj sistemit të Drejtësisë, kreu i qeverisë do të mbledhë sot punonjësit e Bashkisë së Tiranës në një takim që do të zhvillohet në orën 16:30 në Sheshin Skëndërbej.
Përgatitjet për këtë “mbledhje” kanë nisur me vendosjen e podiumit, karrigeve dhe rrethimin me gard metalik, ndërkohë që punonjësit janë paralajmëruar një ditë më parë.
Ata janë njoftuar se duhet të paraqiten me jelekët e Bashkisë, dhe nëse refuzojnë, do të rrezikojnë vendin e punës.
Paralajmërim kanë marrë edhe drejtuesit e ndërmarrjeve që janë nën varësinë e Bashkisë Tiranë. Ata do jenë përgjegjës për stafet që udhëheqin, pasi për numrat e punonjësve është në dijeni drejtoresha e Burimeve Njerëzore, Ida.
Ditën e sotme në Sheshin “Skëndërbej” pritet të mblidhen rreth 6 mijë punonjës të Bashkisë së Tiranës.