Shisnin vaj ulliri të përzier me produkte të dëmshme, në kërkim çifti në Shkodër

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 20.02.2025, 11:14

Në një tjetër rast të rëndë të abuzimit me ushqimin e shqiptarëve, një burrë e një grua janë shpallur në kërkim pasi shtonin përbërës helmues në vajin e ullirit të destinuar për tregun publik.

Në vijim të kontrolleve në 2 magazina në Shkodër, në pronësi të shtetases J. M., 40 vjeçe, të cilat u ishin dhënë me qera me qira, bashkëshortëve E. B., 50 vjeç dhe V. B., 43 vjeçe, janë gjetur 300 litra përzierje të panjohura dhe të dëmshme, të cilat shiteshin në Shkodër si ‘vaj ulliri’.

Për rastin u shpallën në kërkim shtetasit E. B. dhe V. B., banues në Dimal, nisi një procedim në gjendje të lirë për 40-vjeçaren që ka dhënë magazinat me qera.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkallës së Parë, Berat, për veprat “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi me produktet ushqimore”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, “Moslëshimi i kuponit tatimor” dhe “Ushtrimi i aktivitetit të paliçencuar ose i paregjistruar në organet tatimore”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit