Ujërat e zeza pushtojnë rregullisht pallatin në Yzberisht, bashkia refuzon të ndihmojë banorët

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 20.02.2025, 10:40

Banorë të shqetësuar të Yzberishtit në kryeqytet, denoncuan situatën alarmante të një pallati që pushtohet rregullisht nga rrjedhjet e ujërave të zeza në katet e para dhe parkingun nëntokësor.

Problemi i rëndë është raportuar disa herë në organet bashkiake por fatkeqësisht asnjë reagim ose interes nuk është treguar nga ana e autoriteteve.

Pamjet e dërguara në redaksi tregojnë parkingun e pallatit thuajse të përmbytur nga ujërat që rrjedhimin pa pushim, teksa banorët e trembur nga sëmundjet që mund të përhapen, thonë nuk dinë më ku të drejtohen për ndihmë.

Ata u bëjnë thirrje autoriteteve dhe ndërtuesve të ndërhyjnë për siguruar kushtet normale strukturore e higjenike për jetesën e familjarëve, të cilët detyrohen kalojnë mes papastërtive për të hyrë e dalë nga banesat e tyre.

Denoncimi:

'Kane plasur ujerat e zeza ne parking ne Yzberisht ke Eco Marketi. Kemi njoftuar por askush nuk vjen. Kjo situate eshte alarmante, do na plasi ndonje epidemi. Kjo situate perseritet cdo jave, nuk e di pse ndodh ku ndodh bllokimi.'

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit