Katër persona të lënduar nga zjarri që shpërtheu në një ndërtesë në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.02.2025, 10:06

Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmë vonë në një objekt në Kisella Vodë të Shkupit, nga i cili kanë mbetur të lënduar katër persona, dy banorë, një polic dhe një zjarrfikës që kanë ndërhyrë në vendngjarje.

Siç njoftoi kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, një nga banesat është djegur plotësisht, ndërsa nga zjarri janë përfshirë edhe disa banesa të tjera.

Banorët e objektit, siç ka treguar ai, janë evakuuar nga aty dhe janë transferuar në zyrën e tij në ndërtesën e komunës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit