Përfshihen nga zjarri disa lokale te ‘Tregu i Gjelbër’ në Prishtinë, Policia jep detaje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.02.2025, 09:57

Disa lokale të vogla janë përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.

Incidenti ka ndodhur në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin.

Si dhe sipas Policisë nuk raportohet për persona të lënduar

“Sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit