Si nis dita për qytetarët e Tiranës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.02.2025, 08:47

Parkimi në Tiranë është kthyer në një makth të vërtetë për banorët që ditën e nisin me gjoba të shumta, që shpeshherë jané të barasvlefshme me ditën e punës.

Sipas autoriteteve, masat administrative po shqiptohen vetëm për ata që parkojnë gabimisht, duke penguar trafikun, kalimin e karrocave të fëmijëve dhe ambulancave.

Megjithatë, kjo nuk adreson problemet më të thella të krijuara nga ndërtimet pa planifikim dhe kaosi që ka përfshirë qytetin. Përgjegjësia e pushtetarëve për lejet e ndërtimit pa kriter ka rezultuar në mbipopullimin e lagjeve dhe mungesën e mundësive për parkim.

Kjo situatë ka ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, ku çdo ditë më shumë se 20 familje detyrohen të kalojnë pa një vakt të plotë për fëmijët e tyre. Sipas qytetarëve të Tiranës, kjo është pasojë e keqmenaxhimit urbanistik dhe mungesës së veprimeve të duhura nga ana e administratës.

Për më tepër, qytetarët raportojnë se bashkia dhe policia janë bërë pale me ndërtuesit, duke lejuar shitjen e parkimeve për çmime të kripura, duke kontribuar kështu në shtimin e pasigurisë për qytetarët e Tiranës.

Ky lajm denoncues ngre shqetësimin për dështimin e autoriteteve lokale në menaxhimin e situatës dhe kërkon masa urgjente për të adresuar kaosin urban dhe pasojat e tij të drejtpërdrejta për banorët e qytetit.

Denoncimi i qytetarit:

Nuk ka matje te performances me masa administrative! Gjoba vetem per ato qe parkojne ne trotuare, behen pengese per trafikun, kalimin e karrocave te femijeve apo ambulancave! U shpreh Drejtori i pergjithshem i policise! Kjo video eshte ne nje nga lagjet me te varfra te Tiranes! Ku as nuk pengohet trafiku dhe asgje tjeter. Thjesht kjo situate vjen prej lejeve kaotike dhe pa planifikim te ndertimit te dhene nga PUSHTetaret! Sot mbi 20 familje do tu shtrojne nje vakt me pak femijeve ne tryeze! Kjo eshte bere e perditeshme bashkiake dhe police te bere pale me ndertuesit per te shitur parkimet 25-30k. KMY Yzberisht

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit