Plagosja në Kukës, autor del vëllai i zyrtarit të bashkisë: Më kërcënuan babain me armë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.02.2025, 08:35

Autori i plagosjes me armë zjarri ndaj 29-vjeçarit Elvis Halilaj në Kukës është dorëzuar në polici.

Fillimisht u raportua se Zenel Muçmata, zyrtari i bashkisë, i identifikuar si kushëriri i kryebashkiakut Albert Halilaj, kishte qëlluar me armë, por më pas ngjarja mori një tjetër rrjedhë.

Autorësinë e kësaj ngjarje e ka marrë vëllai i tij, 25-vjeçari Sebastian Muçmata, i cili është dorëzuar vetë në polici mëngjesin e sotëm. Ai ka pasur me vete edhe armën e përdorur për krimin.

Muçmata ka dhënë një version tjetër të ngjarjes gjatë marrjes në pyetje, duke pohuar se Elvis Halilaj e kishte kërcënuar babanë e tij, dhe për këtë arsye ai e ndoqi dhe e qëlloi disa herë me pistoletë, teksa Halilaj dilte nga makina, pranë shtëpisë së tij.

Policia e Kukësit dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit