I moshuari vjedh 120 mijë lekë peshk në Tiranë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.02.2025, 21:50

Një incident i pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kavajës, pranë ish-Parkut. Një qytetar ka denoncuar një rast vjedhjeje në ambientin e tij të punës, ku një burrë i moshuar është kapur duke marrë një peshk salmon nga dyqani pa leje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit, ndërsa kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin.

Sipas denoncuesit, ky nuk është rasti i parë, por më herët nuk kishte prova filmike, duke bërë që vjedhjet e dyshuara të mbeteshin pa përgjigje. Dyshohet se dëmi i shkaktuar arrin vlerën e 120 mijë lekëve të vjetra.

Denoncimi i qytetarit:

"Mirëmbrëma JOQ! Doja të ndaja një video me ju, ku një burrë i moshuar kapet duke marrë salmonin në ambientin e punës. A mund ta ndani ju lutem? Ngjarja ndodhi sot në orën 06:30 të mëngjesit, në Rrugën e Kavajës, pranë ish-Parkut. Nuk kemi pasur informacion më herët. Është një gjest shumë i ulët. Sipas dyshimeve tona, dëmi arrin në 120 mijë lekë të vjetra, dhe mendojmë se ai e ka bërë edhe herë të tjera, por kamerat nuk kanë qenë funksionale. Mendonim se gabimi vinte nga furnitori."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit