Endrit Sadedini, 38 vjeç, u arrestua këtë pasdite në Vlorë, sepse tentoi të largohej dhe t’i drejtonte armën efektivëve të Policisë, por nuk mundi të qëllonte.
Gjatë kontrollit, u gjet një pistoletë me karikator dhe municion luftarak, e cila do t’i nënshtrohet ekspertizës balistike për të verifikuar përdorimin në krime të mëparshme.
Sabedini rezulton të jetë emër i njohur për policinë. Pak vite më parë atij i kanë vendosur një sasi tritoli në hyrjen e një garazhi pranë banesës së tij, ku edhe pësoi dëmtime në gjymtyrët e poshtme.
Po ashtu dyshohet të jetë i përfshirë në aktivitete kriminale për drogë jashtë vendit, kryesisht në Belgjikë apo Spanjë.
Në lidhje me ngjarjen, u procedua në gjendje të lirë edhe një person tjetër, M. Sh., 33 vjeç, që po udhëtonte me të.