Filmon veten duke bërë gazra, australiani fiton 20 mijë paund në vit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.02.2025, 18:58

Nath Wyld, një burrë nga Australia, ka hequr dorë nga puna e tij 8-orarëshe për të bërë video në "OnlyFans".

Ai nisi të postonte video me përmbajtje të ndryshme dhe foto gjysmë të zhveshura. Pas disa kohësh, ai e la punën si marangoz dhe nisi të merrej me krijimin e videove dhe fotove. Sot, ai fiton mbi 3,000 dollarë australianë (rreth 1,540 paund) çdo muaj nga videot me gazra.

Në fillim, Nath ishte skeptik për t’i bërë këto video, por kërkesat e fansave ishin kaq të shumta sa ai vendosi ta provojë. Ai tani ka krijuar një rutinë për të bërë videot. Ai ha ushqime që i shkaktojnë ndjesinë e fryrjes, si fasule, lakër dhe ushqime të tjera që shkaktojnë gazra dhe më pas nis të filmojë.

Nath shpjegon se ndjekësit kanë kërkesa të ndryshme për videot. Disa duan ta shohin më afër, disa më larg dhe një pjesë duan të shohin vetëm mimikat. Ai tani fiton mbi 200,000 dollarë australianë (rreth 101,000 paund) çdo vit, me videot e gazerave që përbëjnë rreth 20% të të ardhurave të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit