Një armë zjarri Kallashnikov është gjetur brenda rrethimit të ish pishinave në zonën e stadiumit të qytetit të Korçës.
Gjetja e armës së rrezikshme u njoftua me një telefonatë në sallën operative, duke bërë që policia të drejtohej për në vendngjarje ku gjeti armën e zjarrit të mbështjellë me një qese, të hedhur brenda rrethimit të jashtëm.
Kanë qenë fëmijë të vegjël që fatmirësisht nuk u dëmtuan, ata që e kanë gjetur dhe kanë njoftuar të rriturit për të kërkuar ndihmën e policisë.
Policia nuk tha nëse arma ishte e mbushur apo e rrezikshme, por shtoi se mjeti do t’i nënshtrohet ekspertizës dhe se janë marrë masa edhe për të larguar ekipet e fëmijëve që stërviten në afërsi të stadiumit.