Kokainë në linjën e furgonit Berat-Zakynthos

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 19.02.2025, 17:16

Furgoni i linjës ndërkombëtare Berat – Zakynthos është kapur nga policia greke me një sasi lënde narkotike, konkretisht kokainë.

Sipas Departamentit të Narkotikëve në Patras, autoritetet kishin siguruar informacione dhe prova që çuan në lokalizimin e dy të dyshuarve në Rio. Aty, një shtetas shqiptar i dorëzoi dy çanta një shtetasi grek, pas së cilës të dy u larguan me automjete në drejtime të ndryshme.

Policia ndërhyri menjëherë, duke i ndaluar të dyshuarit dhe duke kryer kontrolle. Tek shtetasi grek u gjetën dhe sekuestruan tre pako me 159.3 gramë kokainë, ndërsa tek shqiptari u zbulua një pako me 1 kg e 44 gramë kokainë, një telefon celular dhe 6,445 euro.

Hetimet zbuluan se 159.3 gramët e kokainës ishin fshehur në një pako detergjenti lavanderie, ndërsa 1044 gramët e tjera u gjetën në kabinën e furgonit, që drejtohej nga shtetasi shqiptar. Ky mjet rezulton të jetë furgoni i linjës Berat – Zakynthos. Përveç shoferit, policia ndaloi edhe pasagjerët, të cilët u lanë të lirë pas verifikimeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit