Këngëtarja 32 vjeçare vdes papritur në vaskën e mbushur me ujë të përvëluar

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 19.02.2025, 16:35

Një muzikante dhe modele e TikTok në Rusi, është gjetur pa jetë në vaskën e saj me të djegura në lëkurë, në dukje nga uji i nxehtë.

32 vjeçarja Victoria Lerman, u gjet nga partneri në shtëpinë e saj në Achinsk, në Rusinë jugore.

Mediat ruse thonin se partneri saj e gjeti të vdekur disa orë pasi kishte hyrë për të bërë banjë.

Zyrtarët thanë se vajza mund të ketë vdekur aksidentalisht, duke humbur ndjenjat në ujin e nxehtë, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes do të përcaktohet nga autopsia.

Tragjikisht e reja kishte mbetur pa ndjenja teksa uji i nxehtë binte mbi të, duke i shkaktuar të djegurat.

Por familjarët e Victoria nuk besonin versionin e aksidentit dhe kanë kërkuar hetime pasi substabca ilegale ishin gjetur në apartament.

Hetuesit e rajonit Krasnoyarsk Krai thanë në deklaratë: "Natën e 9 shkurtit 2025, partneri gjeti gruan në vaskën e mbushur me ujë të nxehtë, pa shenja jete. Gjatë ekzaminimit të vendngjarjes substanca në dukje ilegale u gjetën në apartament. Ekzaminimet shkencore po kryhen për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes”.

Një shoqe e Victorias tha për mediat vendase se ajo kishte pasur "probleme me zemrën", por nuk dihet nëse ky është një faktor që ka kontribuar në vdekjen e saj, shkruan TheSun.

E ndjera Victoria Lerman ishte muzikante 'rap' dhe modele në rrjetin Tik-Tok

Mediat ruse thonin se partneri saj e gjeti të vdekur disa orë pasi kishte hyrë për të bërë banjë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit