Presidenti i Ukrainës tha sot se presidenti amerikan Donald Trump është i ngecur mes një fluske dezinformacioni, pasi amerikani e kishte quajtur “nxitës së luftës në Ukrainë” dhe se masa e mbështetjes publike të Zelenskit ishte rreth 4 përqind.
Zelenski, i cili sipas sondazheve të Kievit ka mbështetje publike prej mbi 50 përqind, tha se “tentativat për ta zëvendësuar nuk do të funksionojnë”, ndërsa sugjeroi se Trump po përsëriste dezinformacione që me shumë gjasa e kishin origjinën nga Moska.
“Ai thotë se mbështetja për mua është 4 përqind, ne e kemi parë këtë dezinfromacion dhe kuptojmë se vjen nga Rusia”, tha Zelensky në konferencën e sotme për shtyp.
Në komentet e mëhershme të Trump ai mes të tjerash akuzonte Zelensky se “kishte nisur luftën me Rusinë” dhe se kishte shpërdoruar mundësitë e mbylljes së konfliktit.