Trupi i pajetë i një 23-vjeçari është gjetur sot në shkëmbinjtë e Avoriaz, pranë rezortit francez Morzine.
Policia tha se britaniku që nuk është emëruar publikisht, kishte ardhur në rezortin e skive në fundjavë dhe se familja e tij është informuar për tragjedinë.
Nuk dihen ende rrethanat e sakta të ngjarjes tragjike por i riu të dielën kishte bërë ski me miqtë dhe më pas kishin frekuentuar barin e njohur vendas La Folie Douce në Avoriaz.
Më pas ai besohet se doli me ski vetëm dhe nuk është parë më i gjallë.
Policia thotë se mund të jetë rrëzuar gjatë përdorimit të skive dhe më pas është rrëzuar për vdekje, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e episodeve të papritura mjekësore.
Vdekja ndodhi në një pikë të njohur për aksidente në Alpet Franceze.
Në vitin 2018, një djalë 13-vjeçar humbi jetën në këtë zonë pas një rënieje rreth 80 nga humnera, shkruan rrjeti The Sun.
Ndërsa në mars të vitit të kaluar një skiator britanik 68-vjeçar u përplas për vdekje me një pemë në pistën e Avoriaz.
Zona ndodhet në qendër të pistave Portes du Soleil, nga territoret më të mëdha të skive në botë, ku ndodhen rreth 12 rezorte mes Zvicrës e Francës.