Plagosje në Kukës, autori drejtor në bashki, plagosi kushëririn e kreytarit

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 19.02.2025, 15:27

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Bicaj të Kukësit, ku një person mbeti i plagosur pas një konflikti.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri është Elvis Halili, ndërsa autori i dyshuar është Zenel Muçmata, i cili mban një pozicion drejtues në Bashkinë e Kukësit. Ndërkohë, Halili rezulton të jetë kushëri i kryetarit të Bashkisë.

Fatmirësisht, mësohet se 29-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim në spitalin e Kukësit.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive ende të paqarta. Autoritetet janë në ndjekje të rastit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit