Anila Ndoka, nënë e 3 fëmijëve mbeti e plagosur rëndë paraditen e së martës në Shkodër kur u qëllua me armë nga burri me të cilin bashkëjetonte, i cili më pas vrau veten.
Policia e Shkodrës e cilësoi ngjarjen si një krim pasioni me motiv xhelozinë, por një i afërm i autorit tha se konflikti nuk ka ndodhur për motive xhelozie.
“Kanë pasur disa konflikte kohët e fundit por menduam se gjithçka do të rregullohej. Kishin vite bashkë dhe ishin shumë njerëz të mirë, atë e kam si motër. Nuk e di a do të shpëtojë apo jo, por unë e kam si motër. Nuk e di, ai vetëm për atë që ka bërë Anila për babanë e tij nuk ishte dashur të bënte asnjë veprim. Nuk kanë pasur fare xhelozi për të. Kola ka qënë i martuar më parë shumë pak kohë. Nuk e di çfarë problemi kishin, por kishin një debat dhe ky i kërkoi falje por ajo nuk e fali”, tha i afërmi i Manaj tha në një intervistë televizive, duke iu referuar ndihmës financiare të gruas për partnerin e saj, i cili prej disa kohësh ishte i papunë.
Gruaja ka tentuar t’i japë fund bashkëjetesës së tyre, ç’ka mendohet se ka revoltuar Manaj që i ka marrë jetën nënës së tre fëmijëve.
Autori Kol Manaj, 10 vite më i ri se ajo, po me plumb në kokë i dha fund jetës së vet.
Anila Ndoka punonjëse sociale në një OJF, i kishte dhënë fund martesës së parë disa vite më parë. Nga tre fëmijët e saj, një prej tyre jeton me të, ndërsa dy të tjerët me ish-bashkëshortin.
Ndërsa prej 4 vitesh bashkëjetonte me burrin që dje tentoi t’i marrë jetën. Raportimet thonë se gruaja ka tentuar t’i japë fund bashkëjetesës së tyre, ç’ka mendohet se ka revoltuar Manaj deri në kryerjen e tragjedisë absurde.