Banorët e lagjes “Aqif Pasha” në Elbasan denoncuan sot punimet e lëna përgjysmë nga bashkia e qytetit që pretendon se ka nisur rregullimin e rrugëve të brendshme, por në fakt ka bllokuar si qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve në to.
Prej katër muajsh rezidentët thonë se gjenden para gropave të hapura dhe pirgjeve me dhe para dyerve të tyre, që në kohën e shirave kthehet në baltë e papastërti.
Pamje e dërguara në redaksi tregojnë gjenden e ngjashme me ‘zona lufte’ teksa fëmijët hezitojnë të dalin nga frika e gropave të hapura.
Qytetarët thonë se janë ankuar disa herë për gjendjen e krijuar nga punimet e braktisura por zyrtarët çuditërisht nuk reagojnë por vijojnë izolimin e tyre me punimet fantazmë.
Raportimi i qytetarit:
"Pershendetje Joq ju lutem dua ti postoni keto pamje te lagjes Aqif Pasha ne qender te elbasanit. Rruget skandaloze prej 4 muajve jane prishur dhe nuk kan ndermend ti rregullojne. Eshte shqetesim shume i madh per te gjithe banoret kushedi sa here ne keto 4 muaj kan rreshkitur nga balta madhe qe behet ne ditet me shi. Makinat na jane shkatarruar femijet nuk dalin me te luajne nuk kane hapsire dhe kane frike se bien ne gropat e hapura. Nje skandal i vertet ne qender te qytetit gjendja e mjerueshme sikur ka plas lufta. Ju lutem ti postoni qe ky problem te marri ze pasi askush deri me sot ska ardhur ti rregulloj ndonese e kemi bere problem."