Vetëvritet me armë zjarri punonjësi i burgjeve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.02.2025, 11:52

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën paraditen e së mërkurës, ku një punonjës policie i burgjeve i ka dhënë fund jetës me armë zjarri në banesën e tij.

Sipas raportimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në rrugën “Shefqet Musarai”. Viktima, 48-vjeçari G.A., dyshohet se është vetëvrarë me pistoletë, ndërsa motivet e këtij akti tragjik mbeten ende të paqarta.

Kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit