Trump kritikon presidentin e Ukrainës: ‘Nuk kishe pse e nisje luftën me Rusinë’

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 19.02.2025, 11:34

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë mbrëmë kritika të ashpra ndaj Volodimyr Zelenskyy, duke thënë se Kievi mund të kishte bërë marrëveshje për të shmangur luftën me Rusinë.

Duke folur me gazetarët nga rezidenca e tij në Florida, Trump tha se lideri i Ukrainës "nuk duhet ta kishte nisur luftën me Rusinë" si dhe kritikoi Zelensky që ankohej se nuk ishte ftuar në bisedimet e paqes mes Rusisë e SHBA në Arabinë Saudite.

"Sot dëgjova u ankua se nuk ishte ftuar, por ti ke qenë aty për tre vjet. Për tre vjet und t’i kishe dhënë fund, mund të kishte bërë një marrëveshje”, tha Trump.

Ai përsëriti se ajo në Ukrainë "është një luftë e pakuptimtë” duke thënë se nuk do të kishte ndodhur sikur të ishte ai president.

Trump tha më tej se Zelenski “ka lejuar luftën të vazhdojë, edhe pse ajo nuk duhet të kishte ndodhur kurrë”.

“Ne kishim një president që ishte shumë inkompetent, nuk e kishte idenë çfarë bënte. Presidenti Biden ka bërë shumë budallallëqe, ka dhënë deklarata të këqija dhe të gjithë e dinë këtë”.

Trump më pas u pyet nëse do të mbështeste zgjedhjet në Ukrainë, dhe si përgjigje kritikoi më tej Zelenskin e “nuk ka mbajtur asnjë palë zgjedhje gjatë kohës së luftës”.

"Situata është se nuk kemi pasur zgjedhje në Ukrainë, kemi pasur vetëm ligj ushtarak, dhe për këtë lideri i Ukrainës ka vetëm 4% mbështetje në publik, në një kohë kur vendi po shkatërrohet copa-copa vendi nuk ka kryer zgjedhje prej kohësh prandaj ai nuk mund të ulet në tavolinën e bisedimeve të paqes. Këtë nuk e thotë vetëm Rusia por dhe shumë vende të tjera” tha më tej Trump në ligjëratën e tij duke lënë gazetarët të vrasin mendjen çfarë donte të thoshte në të vërtetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit