Automjeti godet një këmbësor 17-vjeçar në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.02.2025, 12:32

MPB njofton se dje pasdite rreth orës 15:10 në SPB Shkup është raportuar se në Bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup, automjeti “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga R.R.(61) nga Shkupi, ka goditur një këmbësor të moshës 17-vjeçare nga fshati Stracinci, rajoni i Shkupit.

Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të konstatuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”.

Në vendin e ngjarjes është bërë kontroll nga policia e SPB Shkup.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit