Krujë/ Punëtori 45-vjeçar vdes pas kontaktit me rrymën elektrike

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 19.02.2025, 11:15

Një tragjedi në vendin e punës raportohet këtë mëngjes nga Kruja, ku kontakti me rrymën elektrike i ka marrë jetën një 45-vjeçari.

Ylli Xhaferri, baba i tre fëmijëve, ishte duke punuar në një banesë në fshatin Mazhë e Madhe kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe tragjikisht ka humbur jetën.

Ende nuk ka detaje të ngjarjes së rëndë por zyrtarët e policisë dhe ambulancës janë në vend dhe po punojnë për zbulimin e rrethanave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit