Do vendoste kthimin ose jo të pasurisë së Ajola Xoxës, gjyqtarja tërhiqet nga gjykimi

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.02.2025, 11:00

Gjyqtarja Ilirjana Olldashi është tërhequr nga shqyrtimi i ankimimit të Ajola Xoxës në Gjykatën e Apelit, duke kaluar çështjen për gjykim te gjyqtari Engert Pëllumbi.

Xoxa ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme të datës 20 dhjetor 2024, i cili urdhëron sekuestrimin e sendeve të saj. Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, Olldashi ka dorëzuar një akt për paaftësi të përkohshme në punë, çka ka bërë të nevojshme ndërrimin e trupit gjykues.

Në njoftimin e Gjykatës së Posaçme thuhet:

“Duke qenë se gjyqtarja Ilirjana Olldashi ka paraqitur aktin ‘Raport për paaftësinë e përkohshme në punë’, çështja e regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X. dhe shoqërisë tregtare ‘’ sh.p.k., kalon për shqyrtim te gjyqtari Engert Pëllumbi, në përputhje me dispozitat në fuqi.”

Çështja në fjalë lidhet me kundërshtimin e sekuestrimit të pasurisë, një vendim i marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Tashmë, shqyrtimi i ankimimit do të varet nga gjyqtari Pëllumbi, i cili do të vendosë mbi fatin e kësaj padie.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit