Zyrtarët e biznesit dhe qeverisë shqiptare po përgatiten për një tjetër rritje çmimesh në artikujt e konsumit të gjerë.
Të dhënat zyrtare tregojnë se në muajin janar 2025 një kilogram kafe është importuar 30 për qind më shtrenjtë se në janarin 2024, çka sipas tyre pritet të reflektohet në çmimin e pakicës.
Zhvillimi vjen në një kohë krize inflacioni dhe pagash e pensionesh të ulëta, që kanë vënë në vështirësi si konsumatorin dhe stafin e bareve në qytete.
Biznesi thotë se rritja e përgjithshme e kostove apo pagave vitin që shkoi, nuk është reflektuar në çmimin e kafes, prej konkurrencës mes lokaleve që duan të ruajnë klientët e tyre.
Kjo së shpejti pritet të ndryshojë teksa muajt e ardhshëm një filxhan kafe besohet se do të rritet me 10 deri në 30 lekë, sipas zonave.
Megjithëse nuk është e mirë për shëndetin, kafeja është një produkt konsumi të gjerë në vendin tonë, që përfaqëson stil jetese dhe event shoqëror për shqiptarët.
Por zyrtarët thonë se ‘ndryshimet e klimës’ kanë ndikuar negativisht në çmimet e mallrave bujqësore dhe sidomos kafesë dy vitet e fundit prandaj duhet të rrisin çmimin.