Zgjedhjet e 11 Majit janë shumë pranë dhe fushata po zhvillohet me ritme të shpejta, edhe pse ende nuk është hapur zyrtarisht si proces.
Çdo ditë, drejtuesit politikë të qeverisë dhe opozitës zhvillojnë takime që i publikojnë edhe në rrjetet sociale të tyre.
Por duke qenë se audienca në shumicën e rasteve është minimale, punonjësit e administratës janë të detyruar të shpërndajnë dhe komentojnë sa më shumë këto takime e organizime dhe për të qenë më e shkëlqyera e fushatës dhe për t'i rënë sa më shumë në sy kryetarit, Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu po i jep këto urdhëra edhe te mësuesit e shkollave.
Së fundmi, mësuesve të klasave të teta në shkollën "Jeronim de Rada", iu ka mbërritur një mesazh në grupin e WhatsApp ku iu thuhet se duhet të shpërndajnë sa më shumë një takim që Manastirliu ka zhvilluar, pasi sipas saj ka informacione të rëndësishme për prindërit, nxënësit dhe për ta.
Ata thonë se ministria i detyron të shpërndajnë postimet e Manastirliut edhe pse nuk kanë lidhje fare me arsimin e janë thjesht takime elektorale për përfitime politike 2a.
Kjo tregon se makineria e propagandës së ka tejkaluar çdo kufi, duke shkelur hapur integritetin e institucioneve publike dhe duke bërë presion mbi punonjësit e administratës për të promovuar politikisht "fasadën" e saj.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje! Mesuesit e Jeronim de Rades filluan fushaten. Nderkohe qe ministria nuk ju drejtohet prinderve, detyrojne mesuesit te shperndajne postimet e tyre. Fotoja eshte e klases se 8, ne shkollen de Rada.