Humbi vetëdijen në vendin e punës, punëtori vdes pas transportimit në QKUK

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.02.2025, 09:38

Një person ka humbur vetëdijen teksa ishte duke punuar në vendin e tij të punës.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:38, në Graçanicë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima është dërguar në QKUK, ku edhe ndërroi jetë më vonë.

“Raportohet se në vendin e punës është gjetur pa vetëdije viktima mashkull kosovar, i cili është dërguar në QKUK, ku më vonë ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit