Adoleshentët keqtrajtojnë mizorisht macen dhe e postojnë videon në TikTok

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.02.2025, 22:53

Një video shqetësuese ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku shihen dy adoleshentë duke keqtrajtuar mizorisht një mace. Pamjet kanë shkaktuar zemërim të madh, pasi tregojnë një akt të pastër dhune ndaj një kafshe të pafajshme.

Në video, fillimisht, njëri prej adoleshentëve i afrohet maces dhe e ngre lart nga bishti. Teksa e mban në ajër, ai e godet me shuplaka, duke e trajtuar kafshën në mënyrë çnjerëzore. Më pas, e hedh me forcë disa metra tutje. Ndërkohë, adoleshenti i dytë, sikurse shihet në pamje, e ndjek macen e tmerruar për disa metra, ndërsa të dy dëgjohen duke qeshur.

Ajo që e bën edhe më alarmante këtë rast është fakti se videoja është publikuar në rrjetin social TikTok. Në mbishkrimin e saj, personi që e ka postuar shkruan: 'Ajo: më pëlqejnë macet. Unë: duke treguar çfarë i bëj maces.'

Veprime të tilla janë të dënueshme dhe tregojnë mungesë të plotë ndjeshmërie ndaj kafshëve. Dhuna ndaj tyre nuk mund të tolerohet, dhe një sjellje e tillë nuk duhet të kalojë pa pasoja.

Denoncimi i këtij rasti është një hap i rëndësishëm për të ndërgjegjësuar shoqërinë mbi rëndësinë e trajtimit me dinjitet të kafshëve dhe për të ndaluar akte të tilla mizore.

Për shkak të kufizimeve nga platformat sociale lidhur me të drejtat e autorit, JOQ Albania ka zëvendësuar audion e videos, por disponon versionin e plotë ku dëgjohen mjaullimat e maces dhe të qeshurat e adoleshentëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit