Në redaksinë tonë ka mbërritur një ankesë nga një qytetar, i cili denoncon shpërdorimin e një automjeti shtetëror nga përgjegjësi i ujësjellësit në Ballsh.
Sipas ankesës, ky punonjës e përdor makinën zyrtare jo për nevojat e institucionit, por për interesa personale, duke transportuar familjarët e tij.
Qytetari shprehet se ka parë dhe fotografuar Ferrik Shehun, përgjegjësin e ujësjellësit, duke përdorur makinën shtetërore për të çuar gruan e tij, Danjela Shehu, në punë në spitalin e Ballshit dhe për të marrë fëmijët nga shkolla dhe kopshti.
Qytetari kërkon që autoritetet përkatëse të ndërhyjnë dhe të marrin masa ndaj këtij keqpërdorimi.
Mesazhi i qytetarit:
“Unë jam një qytetar që jetoj dhe punoj në Greqi. Para disa ditësh, pashë përgjegjësin e ujësjellësit në qytetin e Ballshit duke përdorur mjetin e ujësjellësit për nevoja personale dhe jo për shërbimin e qytetarëve.
Ai e ka kthyer makinën shtetërore në shërbim vetjak, duke çuar gruan e tij në punë, në spitalin e Ballshit, si dhe duke transportuar fëmijët në shkollë dhe kopsht.
Ju lutem bëjeni publike këtë çështje. Po ju dërgoj edhe foto ku ai shfaqet duke çuar gruan në punë dhe duke marrë vajzën nga kopshti.
Personi në fjalë quhet Ferrik Shehu, ndërsa gruaja e tij quhet Danjela.”