Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania vjedhjen e një biçikletë të shtrenjtë të markës Haibike.
Sipas denoncimit, qytetari kishte ndaluar për të blerë diçka në një dyqan dhe e kishte lënë bicikletën jashtë. Kur doli, ajo nuk ishte më aty. Ai apelon për ndihmë nga qytetarët për ta gjetur.
Vjedhja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e 'Vasil Shantos' në Tiranë.
Mesazhi i qytetarit:
"Përshëndetje JOQ! Sapo më vodhën bicikletën me vlerë 3500€ te Vasil Shanto. Mund ta postoni ju lutem? Ndodhi sapo u futa në dyqan për të blerë diçka. Është vjedhur sot në orën 19:16 minuta."