Bojkoti i dyqaneve në Mal të Zi ul qarkullimin me 30%

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.02.2025, 19:45

Më 8 shkurt, në Mal të Zi u zhvillua një bojkot i dyqaneve, duke shkaktuar një rënie të ndjeshme të qarkullimit në pesë rrjetet më të mëdha të shitjes me pakicë. Sipas Administratës Tatimore, qarkullimi ra me 30,23% krahasuar me 1 shkurtin, nga 4,24 milionë euro në 2,96 milionë euro.

Rënia më e madhe e xhiros u regjistrua në rajonin qendror me 35,86%, pasuar nga rajoni verior me 30,62% dhe rajoni jugor me 21,5%. Po ashtu, numri i faturave të lëshuara ishte 18,15% më i ulët, duke treguar ndikimin e bojkotit në shitjet e marketeve.

Bojkotet e dyqaneve dhe supermarketeve për shkak të çmimeve të larta janë përhapur edhe në vendet e tjera të Ballkanit, përfshirë Malin e Zi.

Vetëm në Shqipëri duket se askush nuk e vret mendjen për çmimet e larta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit