‘Hiqen si këngëtare por e shesin veten si eskorta’, Zhaku dënon skenën materialiste të ‘muzikës shqiptare’

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 18.02.2025, 18:02

Inida Gjata, personazhi karizmatik i artit, e njohur për deklaratat pa dorashka mbi çështjet shoqërore shqiptare ka sugjeruar se shumë këngëtare të skenës moderne shqiptare punojnë në stil prostitucioni me muzikën dhe videot e tyre.

Duke folur në programin “Live From Tirana” ajo paraqiste si alternativë ‘legalizimin e prostitucionit’ në Shqipëri, duke bërë paralelizma me botën e showbiz.

Për këtë të fundit Zhaku tha se pjesa më e madhe e vidoklipeve shqiptare janë një lloj reklame që këngëtaret i bëjnë vetës si eskorta.

“Legalizimi i prostitucionit është një biznes që ecën. Ka në Shqipëri, plot është. Besoj që ndodh në të gjitha shtresat. Edhe në botën e showbiz-it është shumë e dukshme. Një pjesë e madhe e videoklipeve është një lloj reklame që bëjnë eskortat. Pjesa më e madhe është për të shitur veten si eskorta. Bëjnë si këngëtare, besoj se e shesin veten shtrenjt. se dhe jeta që bëjnë është e shtrenjtë”, tha mes te tjerash Zhaku.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit