Herë pas here idea e kolesterolit dhe mjekimeve për ta ulur atë është sfiduar nga doktorë të ndryshëm që thonë se armiku i trupit të njeriut nuk është yndyra organike por kimikatet e shtuara në të gjatë përpunimit të produkteve e drithërave të modifikuara.
Tashmë një numër në rritje aktivistësh thonë se njeriu nuk duhet të ndalojë konsumin e yndyrnave por vetëm të mjekimeve kundër kolesterolit, edhe pse shumica e shkencës kundërshtojnë duke e quajtur ‘të gabuar’.
Pretendimet se yndyrnat janë të mira për njeriun dhe se kolesteroli nuk është shkaku i sëmundjeve të zemrës shihen nganjëherë në titujt e gazetave, megjithë kundërpeshën e linjës kryesore të shkencës.
Me sa duket ka një betejë mes dy rrymave për zemrën e mendjen e publikut, i cili duket se duhet të vendosë vetë se cila është e vërteta, shkruan rrjeti britanik The Guardian.
Por grupi i vogël i studiuesve në fjalë shprehet i bindur se dëmi më i madh në zemrën e sistemin vaskular të njeriut vjen nga sheqeri.
Ata thonë se niveli i kolesterolit nuk ka rëndësi prandaj njerëzit duhet të ndalojnë marrjen e mjekimeve anti-kolesterol, edhe pse ato përdoren nga miliona njerëz me rekomandimin e doktorëve.
Ata shtojnë se dieta me yndurna të larta është sekreti i jetës së shëndetshme, të hamë sa më shumë gjalpë dhe yndyrna shtazore, si dhe dajthë e mish organik, ndërsa për autoritetet mjekësore dhe shkencëtarët më në zë kjo është e rrezikshme dhe e kundërta e rekomandimeve të tyre.
Dhjetra akademikë britanikë protestuan njëherësh ndaj një artikulli në mediat vendase në 2017 ku bëhej thirrje për ndryshimin e informacionin e publikun mbi yndyrnat organike dhe sëmundjet e zemrës.
“Yndyrnat nuk bllokojnë arteriet tuaja, sëmundjet e zemrës janë probleme kronike inflamacioni dhe shërohen duke ecur 20 minuta përditë dhe me konsum të ushqimit organik,” shkruante kardiologu Aseem Malhotra dhe kolegët e tij.
Autoritete kritikuan konkluzionet si “të gabuara dhe keqinterpretuese”.
Prej atëherë Malhotra ka shprehur opinione të forta mbi statinat, mjekimet e përdoruara në të gjithë botën për ‘uljen e kolesterolit’, duke thënë se kanë shkaktuar efekte anësore te 20% të pacientë ndërsa dyshon se kanë ndihmuar ndonjë prej tyre.
Skeptikët e kolesterolit kanë ekzistuar edhe përpara se të krijoheshin mjekimet anti-kolesterol.
Një faqe interneti e quajtur Thincs me doktorë skeptikë tregon adresat e librave të doktorëve të ndryshëm si “The Cholesterol lie”, “Cholesterol Don’t Cause Heart Attacks” apo “Statins Are Not the Solution”, qe hedhin poshtë idenë me argumentet e tyre.
Doktori dhe autori danez Uffe Ravnskov, është përjashtuar nga universitetet vendase prej vitit 1979 prej ideve mbi kolesterolin, por thotë se kjo nuk e bën të heqë dorë nga ajo që beson.
I pyetur sesi është kaq i sigurtë në pozitën e tij, Ravnskov thotë për The Guardian: “Sepse jam me të drejtën. Arsyeja përse të ashtuquajturit ekspertë thonë se gaboj është sepse paguhen bujarisht nga kompanitë e ilaçeve”, thotë ai duke shtuar se e gjithë industria farmaceutike dhe raporti i tyre me doktorët është “i përfshirë nga korrupsioni, praktikat ilegale dhe paraja e pamasë që qarkullon në kurriz të shëndetit të njerëzve.”
Zemërim i gjerë u shkaktua nga një rekomandim zyrtar në Britani në 2014 që doktorët të ofronin mjekime anti-kolesterol ndaj miliona njerëzve, të cilat ata besonin se “mund të rrezikoheshin nga ataku kardiak”, diçka qe si gjithmonë shoqërohej me nxitje monetare për doktorët.
Mjekët ‘disidentë’ argumentojnë se zgjidhja është e thjeshtë: ha yndyrna, shmang karbohidratet (buka, brumërat) dhe mos prano tableta. Malhotra tha s të gjithë duhet të heqin dorë nga ushqimet e rrugës dhe produktet e përpunuara, për të reduktuar masën e madhe të njerëzve obezë ose mbipeshë.