Kreu i ri i shëndetësisë në SHBA beson se shëndeti arrihet ‘me ushqyerjen e shëndetshme, jo me vaksina’

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 18.02.2025, 16:44

R.F.Kennedy në kohën e pandemisë Covid ishte një nga zërat më të fuqishëm kundër vaksinave të dhëna me detyrim nga të gjitha qeveritë e botës për qytetarët, por pas zgjedhjes në administratën e presidentit Donald Trump tonet e tij ‘janë zbutur’ disi.

Stabilimenti mjekësor e politik pretendon se vaksinat kanë shpëtuar jetë por qindra mijëra njerëz janë dëmshpërblyer për dëmet nga efektet anësore të vaksinave Covid, ndërsa qindra mijëra vdekje të papritura ose të pashpjeguara në të gjithë botën nuk kanë gjetur ende shkaktar.

Kennedy ka thënë më herët se është kundër çdo vaksine në trupin e njeriut dhe se vaksinat e fëmijërisë janë një prej arsyeve të përhapjes së gjerë të autizmit të fëmijët.

Edhe pse stabilimenti mjekësor i quan shumë prej ideve të tij ‘teori konspiracioni’ Robert F. Kennedy Jr drejton tashmë departamentin amerikan me buxhet vjetor 1.7 trilionë dollarë.

Senati amerikan ka konfirmuar postin për Kennedy megjithse ai ka refuzuar efikasitetin e vaksinave të pandemisë dhe aspekte të tjera të shkencës kryesore mjekësore, shkruan rrjeti Nature.com.

70-vjeçari Kennedy njihet për formën e tij të stërvitur fizike dhe kjo reflektohet në politikat e tij të fokusimit te të ushqyerit dhe jo mjekimet apo kërkimet për sëmundjet infektive.

Gjatë fillimit të fushatës elektorale Kennedy ka thënë se do të fokusojë kërkimet shkencore vetëm për sëmundjet kronike të amerikanëve dhe jo te sëmundjet infektive, siç janë pandemitë apo kërcënimet e dëgjuara shpesh në televizion.

Fokusimi tij te sëmundjet kronike si obesiteti, diabeti , asma e alergjitë vjen në një kohë kur këto gjendje çuditërisht prej dekadash nuk marrin prioritet nga stabilimenti mjekësor, edhe pse janë përgjegjëse për shumicën e kostove të sistemit.

Shumica e studiuesve mendojnë se kjo është e gabuar pasi disa sëmundje kronike vijnë prej sëmundjeve infektive, shkruan rrjeti Nature.com.

Si pjesë e motos së tij ‘Make America Healthy Again’ (Ta bëjmë Amerikën përsëri të shëndetshme), Kennedy ka kërkuar studime për dietën dhe ushqyerjen, madje ka thënë se obesiteti shkaktohet nga një “toksinë mjedisore” dhe kërkoi studime mbi zbulimin e eliminimin e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit