Rohde thotë se Serbia ndërhyri në zgjedhjet në Kosovë: Kërkoi vota për Listën Serbe

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.02.2025, 22:10

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ka thënë se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet në Kosovë.

Rohde përmes këtij shkrimi tutje është shprehur se Serbia ka kërkuar vota për Listën Serbe.

“Këto sulme dhe fushata shtrihen përtej kufirit serb. Siç theksoi shefja e Misionit të Vëzhgimit në Kosovë, Nathalie Loiseau, Serbia ndërhyri në zgjedhjet e Kosovës duke kërkuar vota për Listën Serbe”.

“Në të njëjtën kohë, Serbia në mënyrë të pabazë akuzon Kosovën për mbështetjen e protestave në Serbi pa asnjë prove”, shkroi Rohde.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit