Irani arreston çiftin e turistëve britanikë me akuza ‘spiunazhi’

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 18.02.2025, 16:00

Craig e Lindsay Foreman ishin në udhëtimin e tyre me motoçikletë në disa vende rajonit kur u ndaluan nga autoritetet atje dhe u akuzuan për spiunazh.

Britanikët e ndaluar papritur nga Garda Revolucionare e Iranit në qytetin jugor Kerman, akuzohen për lidhje me shërbimet e inteligjencës së “vendeve armiqësore”, tha një zëdhënës i gjyqësorit vendas për rrjetin Mizanonline.ir.

Autoritetet iraniane nuk publikuan fillimisht identitetin e tyre por u identifikuan nga familjarët, njoftojnë autoritetet britanike.

Ambasadori britanik në Iran Hugo Shorter, ishte takuar me çiftin e ndaluar në prezencë të zyrtarëve iranianë.

Britanikët thonë se Irani ka ndaluar shpesh vizitorë britanikë duke i akuzuar për spiunazh, që në fakt tenton t’i përdorë si gurë këmbimi në negocjata ndërkomëbtare.

Dyshja Foreman shkruante në fillim të vitit në rrjetin Facebook para se të hynin në Iran, se udhëtimi i tyre në Iran e Pakistan mund të ishte "pak i frikshëm".

"Qeveria britanike këshillon kundër udhëtimeve në këto vende por udhëtarët e vërtetë që kthehen nga këto zona flasin vetëm për mikpritje, panorama të shkëlqyeshme dhe kujtime që zgjasin përgjithmonë”, shkruante çifti i motoçiklistëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit