47% e të punësuarve në Shqipëri me paga të ulëta e pa sigurime

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 18.02.2025, 15:19

Fondi Evropian i Trajnimeve (ETF) llogarit në një analizë të fundit se rreth 47% e të punësuarve në Shqipëri ishin në punë ‘të paqëndrueshme’ në 2023 dhe se gjithashtu vuajnë mungesa e sigurimeve shoqërore, paga e ulëta e mangësi të tjera.

Punonjësit me vende ‘të pasigurta’ pune quhen zakonisht nga agjencia ata që punojnë në bizneset e familjes ose janë të vetëpunësuar, pra që paga e tyre varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga të ardhurat e realizuara.

Shqipëria raportohet se ka një normë të lartë të punësimit vulnerabël, teksa agjencia llogarit se informaliteti shënonte 37% të ekonomisë në vitin 2021.

Zyrtarët shtojnë se puna ‘në të zezë’ mbetet ‘një pengesë’ në tregun shqiptar të punës, ndërsa rritja e raportuar e numrit të të punësuarve në Shqipëri, nuk është shoqëruar me një rritje të numrit të kontribuuesve në sigurimet shoqërore.

Megjithëse tendencat e punësimit në Shqipëri mbeten pozitive, tregu i punës përballet me sfida si mungesën e vendeve cilësore të punës, papunësia e lartë e të rinjve, normat e larta të dembelizmit, etj. Sipas analizës së ETF-së Shqipëria ka një përqindje të madhe të popullsisë në rrezik të varfërisë me rreth 43%, edhe pse ekonomia e Shqipërisë është duke u rritur mbi mesataren e dekadës, sipas shifrave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit