Mësuesja në klasë, nxënësi e ngacmon me gjeste dhe poston video në TikTok

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.02.2025, 14:50

Çdo ditë, shoqëria shqiptare bëhet dëshmitare e degradimit të rinisë dhe së ardhmes së këtij vendi.

Çdo ditë, ka sherre me thika mes nxënësve të shkollave dhe të rinjve.

Çdo ditë ka ofendime, fjalë banale e bullizime mes tyre dhe çdo ditë shohim se si shkolla dhe mësuesi humbasin rolin e tyre kryesor dhe niveli i arsimit bien ë nivele të frikshme.

Pak kohë më pare, Shqipëria u rendit në vendet e fundit të testimit PISA, me rezultatet më të dobëta në lexim, matematikë dhe shkencë për arsimin e 15-vjeçarëve dhe njohuritë e tyre.

Shkaqet për rënien e cilësisë së arsimit janë të shumta, por ndër më kryesoret mbetet zhvendosja e fokusit të nxënësve nga mësimi dhe zhvillimi intelektual drejt sherreve dhe përdorimit pa kriter të rrjeteve sociale dhe celularëve.

Së fundmi në redaksinë tonë ka mbërritur një video shqetësuese që pasqyron më së miri këtë problematikë. Në videon e postuar në TikTok, si për të treguar krenari, një nxënës i shkollës profesionale "Antoni Athanas", Sarandë, shqetëson mësuesen në orën e mësimit.

Mësuesja e gjuhës angleze është e ulur në tavolinë, duke lexuar librin, ndërkohë që nxënësi i afrohet duke bërë gjeste të pakuptimta. Mësuesja përpiqet ta largojë, por sërish nxënësi vijon me veprimet e tij, pa u shqetësuar fare se ku ndodhet apo kë ka përballë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit