Ambasada e SHBA-së thotë se ka mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.02.2025, 14:53

Ambasada e SHBA-së në Kosovë tha se me krenari e ka mbështetur rrugëtimin e Kosovës kur njoftoi për pjesëmarrjen e të ngarkuarës me punë Anu Prattipati dje në shënimin e 17-vjetorit të pavarësisë.

“Dje, e ngarkuara me punë Anu Prattipati iu bashkua udhëheqësve kosovarë për të shënuar 17-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ambasada e SHBA-së ka mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës drejt një të ardhmeje sovrane, demokratike, multietnike dhe prosperuese”, ka shkruar sot ambasada.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit