Rikthehen zhurmat ‘transgjinore’ për Brigitte Macron edhe nga ‘përtej oqeanit’

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 18.02.2025, 14:48

Akuzat e paprovuara se Brigitte Macron është transgjinore janë rikthyer ndaj bashkëshortes së presidentit francez kësaj radhe edhe nga jashtë Francës.

Komentatorja e djathtë amerikane Candace Owens, i përsëriste ato së fundmi në një video që është bërë virale në rrjet.

‘Teoria konspirative’ se Brigitte Macron është një mashkull biologjik dhe kthyer më pas në femër me ndërhyrje hormonale e kirurgjikale janë përsëritur disa herë në Francë por hedhur poshtë nga gjykata.

Tashmë një dokumentar i Owens pretendon se zonja Macron ka lindur mashkull me emrin Jean-Michel Trogneux, teksa më tej në dokumentarin 40-minutësh ajo gjithashtu lidh çiftin Macron me një elitë të fshehtë botërore pedofilësh e satanistësh, shkruan rrjeti Euronews.

“Unë vendos të gjithë karrierën time profesionale mbi pohimin se Brigitte Macron, aktualisht zonja e parë e Francës, ka lindur burrë, edhe pse shumë nuk më besojnë dhe kjo u duket diçka e çmendur”, thotë Owens.

Teoria ka dalë në dritë në Francë që prej zgjedhjes së Macron në 2017 kur u denoncua nga gazetarja vendase Natacha Rey, e cila tha se Brigitte ‘nuk ka ekzistuar ndonjëherë’ por Jean-Michel Trogneux ndryshoi gjininë dhe nisi të përdorë emrin.

Rey bënte pretendimet në një intervistë me shëruesen shpirtërore Amandine Roy në 2021.

Kjo solli padinë e Brigitte Macron ndaj Roy e Rey, të cilat më pas u urdhëruan të paguajnë dëmshpërblim ndaj zonjës së parë dhe vëllait të saj.

Emmanuel Macron komentoi ndaj akuzave vitin që shkoi duke i quajtur “çmenduri”.

Një tjetër shembull i kësaj praktike është dhe ish-zonja e parë e SHBA, Michelle Obama, që përballej prej vitesh me thashetheme se është në fakt transgjinore.

“Kam dëgjuar çfarë thonë në internet për faktin nëse jam burrë apo grua. Këto më kanë lënduar por dhe më kanë bërë për të qeshur,” shkruante ajo në librin e kujtimeve në 2018.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit