Sali Berisha: SPAK organizatë politike, arreston liderët e opozitës dhe gazetarë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.02.2025, 13:57

Sali Berisha ka sulmuar sërish SPAK duke e cilësuar atë si një institucion të politizuar që ndihmon kryeministrin Edi Rama në eliminimin e opozitës.

Gjatë një deklarate nga selia e Partisë Demokratike, Berisha e akuzoi qeverinë se po përdor drejtësinë për të arrestuar liderët e opozitës dhe për të rrëmbyer mandatet politike të dhëna nga qytetarët.

Berisha theksoi se SPAK po arreston liderët e tre partive kryesore opozitare dhe po amniston krimin elektoral, duke e quajtur atë një prokurori të tërësisht politike. Ai shtoi se situata pasqyrohet edhe në deklaratat e zv/presidentit të SHBA, JD Vance, i cili kishte paralajmëruar se një qeveri që censuron dhe burgos kundërshtarët politikë nuk mund të fitojë një mandat demokratik.

Në vijim, Berisha komentoi një foto të publikuar së fundmi nga Alex Soros me kryeministrin Edi Rama, duke lidhur këtë me financime të dyshimta dhe pretenduar se Rama, bashkëshortja dhe ish-bashkëshortja e tij kanë përfituar shuma të mëdha nga USAID dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Ai akuzoi se Rama është në krye të një piramide të hajnisë ndërkombëtare.

“Arreston tre liderë politikë të tre partive kryesore opozitare, një Prokurori që i rrëmben mandate opozitës, të dhëna nga zgjedhësit, një Prokurori që amniston krimin elektoral, një Prokurori që arreston gazetarë, është fund e krye një Prokurori politike, pavarësisht aktiviteteve të tjera. Arreston liderë të opozitës që Edi Rama të marrë mandatin. Këtë e tha Vance në Mynih se ju nuk mund të fitoni një mandat demokratik, mund të rrëmbesh, duke censuruar oponentët tuaj apo duke i burgosur ata, qoftë ai edhe lideri i opozitës. Unë ju ftoj ju, ftoj shqiptarë, a i përshtaten njeriu më shumë këto fjalë profetike të zv/presidentit të SHBA në Mynih se sa Edi Ramës? Besoj e keni të qartë se pikërisht në këto qëndrime është edhe ajo fotoja e munguar. Për atë foton e munguar u mobilizuan aviona dhe miliona, por ajo fatmirësisht nuk shkrepi. Dhe jo vetëm nuk shkrepi ajo foto, por u nxor nga arkiva një foto tjetër të cilën e ripostoi një nga dy kryestrategët botërorë të fushatave elektorale, Chris LaCivita, me fjalët poshtë kukulla dhe padroni, Edi dhe Alexi. Por çfarë tha padroni, po e ripublikoj me kërkesa të shumta. D.m.th po ua plotësoj, m.q.s i fshiu nga mediat sociale Edi Rama, po ua sjell unë shikuesve. Pavarësisht se jemi kundërshtarë, por këtë e bëri. Ajo foto kishte edhe një shkak tjetër. Në qindra e miliarda të vjedhura të taksapaguesve amerikanë, të Soros dhe USAID, në krye të piramidës së hajnisë ndërkombëtare është Edi Rama më bashkëshorten dhe ish-bashkëshorten. Këto nuk i fsheh dot ai se janë dokumente ndërkombëtare që faktojnë se Linda dhe Delina kanë përfituar shuma përrallore nga USAID dhe organizatat ndërkombëtare ku SHBA janë financuesit kryesorë Shqipëria nuk do të ketë një Prokurori politike. Vërejtjet e mia për SKAP-in e partisë kanë të bëjnë për një prokurori që nuk bën politikë dhe nuk shndërrohet në satër për rotacionin, që nuk bën drejtësi të dirigjuar që nuk fsheh dosjet dhe nuk fle mbi krimin”, tha Berisha.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit