Qytetarët denoncojnë cilësinë e keqe të asfaltit ‘të shpejtë elektoral’ të Bashkisë së Tiranës

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 18.02.2025, 13:34

Qytetarë të kryeqytetit denoncuan sot në redaksi shtrime skandaloze rrugësh të brendshme dhe punime pa standarde nga bashkia e Tiranës, që ashtu siç është raportuar edhe më parë lëshon ‘asfaltin elektoral’ me shpresë të bindë zgjedhësit se ‘po kryen detyrën e saj.’

Qytetari raportues tregon nga afër butësinë e asfaltit të hedhur në rrugë një ditë pas përfundimit të punimeve, çka dëshmon për punime fasadë dhe pa përgjegjësi ndaj komuniteteve të kryeqytetit.

Nuk njihet niveli i ekspertizës së qytetarit denoncues, por në video shihet sesi asfalti shkëputet lehtësisht në copa dhe se trashësia e tij është minimale, që do të thotë se me shumë gjasa rruga do të jetë sërish e shkatërruar pas disa muajsh ose javësh.

Praktika e ‘asfaltit elektoral’ njihet mirë tashmë nga qytetarët dhe nuk mund të funksionojë më si justifikim që zyrtarët e korruptuar të kërkojnë sërisht votën.

Në të tjera denoncime është përmendur gjithashtu cilësia nën standarde e asfaltit të prokuruar me urgjencë, nga zyrtarët partiakë që kërkojnë të krijojnë vetëm iluzionin ‘kujdesit për komunitetin’ apo marrjen e votës së publikut për të vijuar korrupsionin e tyre.

Raportimi i qytetarit:

Cilesia e asfaltit te bashkis, per fushat e Bashkisë 11 ne tiranë. Rruga shaban hoxha eshte shtruar dje, kjo eshte forma e përfunduar”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit