U gjobit me 570 € në Kroaci, shqiptari: Kujdes, ka ndryshuar ligji për targat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.02.2025, 13:27

Shqiptarët që udhëtojnë drejt Kroacisë me targa 5-ditore duhet të jenë të kujdesshëm, pasi që prej ditës së djeshme është futur një ligj i ri që parashikon gjoba për çdo mjet që kalon me këto targa.

Ky është paralajmërimi që një shtetas shqiptar u bën bashkëatdhetarëve pasi u gjobit sot me 570 euro. Ai thotë se autoritetet kroate e kanë gjobitur edhe pse mjeti i tij i punës, ka siguracione, kolaudim dhe të gjitha dokumentet e nevojshme ashtu siç e përcakton procedura.

Sipas tij, ky ligj i futur papritur ka krijuar vështirësi për ata që udhëtojnë me targa 5-ditore, edhe ai si shumë të tjerë është në përputhje me ligjin dhe ka dokumentacionin e nevojshëm. Ai thotë se këtë situatë nuk ka mundësi ku të ankohet, pasi ligji është në fuqi dhe është e vështirë të shmanget gjoba.

Prandaj, ai këshillon shqiptarët që të informohen para se të udhëtojnë drejt Kroacisë për të shmangur dënimet e larta.

Mesazhi i qytetarit:

Ju lutem lajmeroni shqipetaret te mos te kalojn ne Kroaci me targe 5 ditore se jane duke vendosur gjoba. Deri dje kemi kaluar ne Kroaci me keto targa dhe skemi pas probleme dje e kan fut ne ligj dhe jan duke vendosur nga 570 euro gjob. Per çdo mjet. Qe kalon me keto targa. Gjynah se jane tu i mbyt shqiptaret. Nje nder ta dhe un Qa te bejm me gjithe se jemi kret ne rregull, por qa te bejm ske ku ankohesh

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit